Trump lavdëron Viktor Orban

21:25 | 13 Maj 2019

Presidenti amerikan Donald Trump, ngrohtësisht ka pritur kryeministrin hungarez, Viktor Orban në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë vizitës, Trump ka thurrur lavde për kryeministrin anti-emigracion të Hungarisë, Viktor Orban, duke i thënë se ai “është më i respektuari në të gjithë Europën”, transmeton portali arbresh.info

Trump dhe Orban gjatë takimit kanë diskutuar për NATO-n dhe tregtinë e lirë, ndërsa nuk kanë lënë anash as zgjedhjet e Parlamentit Europian që pritet të mbahen pas 2 javësh.

Orban në mënyrë të vazhdueshme është kritikuar për politikat e tij anti-emigracion dhe nuk ka gëzuar mbështjetje nga liderët europianë, megjithatë ai gëzon respekt dhe simpati te Donald Trump.

“ Ti je i respektuar në të gjithë Europën.  Ti ke bërë një punë të mirë, sepse ke mbrojtur vendin tënd”, i tha Trump kryeministrit hungarez gjatë një  konference të shkurtër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara