Trump kritikon kryeministren britanike për menaxhimin e Brexit-it

23:52 | 14 Mars 2019

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se ndarja e Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE) ka shkuar keq për shkak se kryeministrja britanike, Theresa May, nuk ka dëgjuar këshillat e tij, raporton Anadolu Ageny (AA).

Trump tha se ai është “i befasuar” me atë se sa keq janë udhëhequr negociatat për Brexit-in, duke theksuar se ai i ka dhënë disa ide kryeministres britanike se si të vazhdoj tutje në bisedime, mirëpo ajo i ka refuzuar propozimet nga Trump.

“Ajo duhet ta bëjë atë që është e patjetërsueshme, por mendoj që mund të ishte negociuar në një mënyrë ndryshe”, tha Trump gjatë një takimi në zyrën e tij me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.

“Sinqerisht, është turp. Nuk ka arsye që të ndodhte kjo”, tha gjithashtu Trump, duke shtuar se vota e dytë për Brexit-in do të ishte “shumë e padrejtë”, vetëm disa orë pasi në rrjetet sociale shkroi se “shpreson të negocioj një marrëveshje të zgjeruar të tregtisë më Mbretërinë e Bashkuar”.

Legjislatura e Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën, më 14 mars, ka aprovuar një propozim të qeverisë i cili përjashton një Brexit pa marrëveshje.

Votimi në parlamentin britanik vjen një ditë pasi marrëveshja e kryeministres May për dalje nga BE-ja nuk u aprovua, edhe atë për herë të dytë.

Në një votim vendimtar të enjten, më 14 mars, ligjvënësit britanikë kanë kërkuar prolongimin e datës së Brexit-it pas 29 marsit.

Shpërndaje në rrjete sociale