Trump ‘huazon fjalinë’ e Edi Ramës: Disa media janë kazan mbeturinash

18:23 | 11 Janar 2017

“A jemi duke jetuar në Gjermaninë nazistë?” ka qenë postimi i Donald Trump para disa ditësh në rrejtin social Twitter.

Gazetarët në konferencën e parë për shtyp kanë kërkuar nga ai sqarim se cfarë ka dashur të thotë ai, transmeton arbresh.info.

“Ah sapo kishte dalë një lajm i rremë”, ka sqaruar Trump.

Ai shtoi se kjo ishte diçka që ata bënë në Gjermaninë naziste.

Trump ka kritikuar ashpër BuzzFeed për publikimin e lajmeve të pabazuara, duke e quajtur atë ‘grumbull mbeturinash’.

Edhe pse gazetari i BuzzFeed kërkoi nga ai që të debatonte, Trump nuk ka pranuar të flasë për atë çështje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale