Trump: Gjermania është rob i Rusisë

09:44 | 11 Korrik 2018

Ka nisur samiti dyditor i NATO-s në Bruksel, ku mes liderëve botërorë po merr pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Ai gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s ka thënë se Gjermania është rob i Rusisë, shkruan portali arbresh.info.

Presidenti i SHBA tha se një numër i marrëveshjeve “të papërshtatshme” të energjisë i kishin dhënë Moskës shumë më tepër ndikim mbi ekonominë më të madhe të kontinentit.

“Ne po paguajmë për të mbrojtur Gjermaninë nga Rusia, po paguajmë shumë dhe ajo po e merr tërë energjinë nga Rusia, sepse është rob i Rusisë, ajo totalisht kontrollohet nga Rusia”, deklaroi Trump.

Ai e quan të papranueshëm që Berlini po paguan miliarda dollarë në Moskë, në vend të pjesës së saj të detyrimeve të NATO-s që ndihmojnë në mbrojtjen e saj nga Rusia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale