Trump: E tmerrshme të shohësh Notre Dame në zjarr

23:49 | 15 Prill 2019

E gjithë bota po vëzhgon me pikëllim djegien e katedrales Notre Dame të Parisit e cila konsiderohet simbol i Francës dhe kulturës evopiane.

Objekt ky 850 vjeçar i cili është përfshirë i tëri nga zjarri tashmë është shembur, e për këtë ndodhi ka reaguar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ai përmes një shkrimi në Twitter tha se është e tmerrshme të shohësh katedralen Notre Dame të Parisit te kapluar në atë zjarr masiv.

Shkrimi i tij i plotë:

“E tmerrshme të shohësh zjarrin masiv që ka kapluar katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta nga ajri është dashur të hedhin sipër ujë. Duhet të reagojnë shpejt”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara