Trump e nis me skandal: Shikojeni çka i bën gazetarit të CNN (Video)

21:17 | 11 Janar 2017

Presidenti i ri amerikan Donald Trump duket se nuk i ka përmirësuar raportet me televizionin CNN, pasi që në momentin që gazetari i këtij televizioni tentoi t’i bëjë pyetje, ai reagoi ashpër kundër tij.

Jim Acosta u ofendua rëndë nga i pari i Shtëpisë së Bardhë.

“Televizioni i juaj prodhon lajme të rreme. Jeni një organizatë e tmerrshme”, tha Trump para dhjetëra gazetarëve, duke i lënë shumë prej tyre të habitur me reagimin e tij.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i gazetarit Acosta, i cili iu kundërpërgjigj duke i thënë: “ju po na sulmoni, a mund të na përgjigjeni në pyetjet e bëra”.

https://www.youtube.com/watch?v=gnsykhqWcWI

 

Shpërndaje në rrjete sociale