Trump dhe Netanyahu bisedojnë për epideminë e Covid-19

11:52 | 28 Mars 2020

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me epideminë e koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se në bisedën telefonike mes Trumpit dhe Netanyahut është diskutuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me epideminë Covid-19. “Presidenti Trump shprehu falënderimet e tij ndaj kryeministrit Netanyahu për hapat e fuqishëm që ka ndërmarrë për të parandaluar këtë epidemi”, thuhet në deklaratë.

Trump dhe Netanyahu ranë dakord për bashkëpunim të afërt në luftën kundër Covid-19 dhe për minimizimin e efekteve ekonomike të virusit, qëndron në deklaratën ku bëhet e ditur se dy liderët biseduan edhe për çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara