Trump: 90 përqind e rasteve me Covid-19 janë të padëmshme

17:40 | 5 Korrik 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se 99 për qind e rasteve nga coronavirusi janë të “padëmshme”, pas rritjes së rasteve në SHBA.

Sipas mediave të huaja, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se strategjia e tij për trajtimin e COVID-19, po ecën mirë, përkundër faktit që disa shtete raportuan rritje rekorde të rasteve.

Ai më parë e kishte quajtur virusin si “sëmundje të tmerrshme nga Kina”, dhe i kishte thënë Pekinit se duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shpërthim global, shkruan Telegrafi

Trump potencoi se SHBA-ja ka testuar pothuajse 40 milionë njerëz për coronavirus dhe shtoi se 99 për qind e rasteve janë plotësisht të padëmshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara