Tornado në Gjermani, shkatërron 30 shtëpi dhe lëndon 5 njerëz

15:50 | 14 Mars 2019

Një uragan i përshkruar nga zjarrfikësit si “i shkurtër por i ashpër” ka dëmtuar rreth 30 shtëpi në Gjermaninë Perëndimore, duke i lënë 10 prej tyre të pabanueshme.

Dhjetëra banorë u detyruan të kalonin natën me miqtë ose në ndonjë hotel lokal pasi tornado goditi Roetgen, pranë kufirit me Belgjikën, të mërkurën pasdite.-përcjell arbesh.info

Departamenti lokal i zjarrëfikësve tha se deri në 40 shtëpi u dëmtuan.

Një stacion kujdesi u hap në një shkollë lokale për të mbështetur banorët e qytetit. Zyra e zjarrëfikësve vlerësoi se rreth 30 vetë kishin nevojë për strehim të përkohshëm, por supozonin se shumica do të qëndronin me të afërmit ose miqtë e tyre.

Autoritetet thanë të enjten se pesë vetë u plagosën lehtë, ndërsa katër të tjerë u trajtuan në një spital./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale