Tornado lë pas vetes në Luksemburg gjurmë shkatërrimi

09:15 | 10 Gusht 2019

Një tornado i rrallë ka përfshirë jugperëndimin e Luksemburgun, duke lënë të lënduar 14 persona.

Zyrtarët thonë se rreth 160 ndërtesa janë dëmtuar nga fenomeni meteorologjik që goditi qytetet e Petange dhe Kaerjeng në afërsi të kufirit francez dhe belg, transmeton portali arbresh.info.

Pamjet e publikuara nëpër rrjetet sociale tregojnë tornadon me erëra deri në 128 kilometra për orë, duke hedhur rrënoja, çatia dhe degë lisash në ajër.

Një zëdhënës i policisë së Luksemburgut raportoi një hapësirë shkatërrimi që përfshin një distancë deri në gjashtë kilometra.

Kryeministri Xavier Bettel tha se ishte krijuar një njësi krize dhe qeveria po ndihmonte ata që u prekën nga shkatërrimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara