Thatësira në Australi po ndikon keq tek fëmijët

10:11 | 19 Shkurt 2019

Thatësira e vazhdueshme në Australi është duke ndikuar në mënyrë shkatërruese tek fëmijët dhe po i detyron ata të rriten para kohe, paralajmërohet në raportin e ri të OKB-së.

Pjesë të mëdha të Australisë lindore kanë përjetuar thatësi të rëndë për muaj, duke shkatërruar komunitetet e fermerëve, transmeton portali arbresh.info.

Fëmijët në këto zona janë të qëndrueshëm, por janë duke pësuar një efekt të madh psikologjik, tha agjencia e fëmijëve e OKB-së.

Shumë fëmijë kanë “ditë të gjata dhe stresuese” që përfshijnë dëshmi të tensionit mbi prindërit dhe kafshët e tyre, tha Unicef.

“Ngarkesat e punës për fëmijët në dhe jashtë fermave janë rritur ndjeshëm, duke lënë pak kohë për shkollën dhe pothuajse nuk ka kohë për të luajtur, sport apo aktivitete të tjera rekreative”, tha agjencia në raportin e saj.

Një nxënës i shkollës së mesme u tha hulumtuesve: “Para fillimit të këtij viti unë kurrë nuk do të gjuaja një qengj në jetën time – dhe kam bërë ndoshta rreth 50 apo më shumë këtë vit … është thjesht normale tani”.

Unicef ​​publikoi ​​raportin të martën pas intervistimit të fëmijëve të moshës pesë-16 vjeçare nga komunitetet rurale në New South Wales, një shtet që është prekur tërësisht nga thatësira./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara