Tërmet i fuqishëm në Australinë Perëndimore

23:06 | 8 Nëntor 2018

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 5.1 të shkallës Riter ka tronditur Australinë Perëndimore në cepin jug-perëndimor.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) ka regjistruar dridhjet në orën 05:07 të kohës lokale, rreth 63 kilometra në jug perëndim të qytetit Kojonup, 10 kilometra nën sipërfaqe, transmeton portali arbresh.info.

Nuk është lëshuar ndonjë alarm për cunami në Australi si rezultat i tërmetit, sipas Byrosë së Meteorologjisë.

Efektet e tërmetit janë ndjerë përgjatë pjesëve jug-perëndimore të shtetit, përfshirë Perthin, Mandurah, Bunbury, Margaret River dhe Albany./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale