Tërmet 5.4 ballë në Francë, 4 të lënduar

17:29 | 11 Nëntor 2019

Mediat franceze bëjnë me dije se ditën e sotme një tërmet i fortë ka goditur Francën jugore, me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.

Të paktën katër persona u plagosën në një tërmet me fuqi 5.4 ballë sipas Rihter që tronditi sot jugun e Francës, raportoi e përditshmja ‘Figaro’.

Gazeta franceze shkruan se tërmeti shkaktoi dëme të vogla materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara