Tensione në kufirin Venezuelë-Brazil

14:36 | 23 Shkurt 2019

Tensionet po rriten në Venezuelë mbi ndihmën pasi dy persona u vranë të premten, kur dhuna shpërtheu në një fshat pranë kufirit me Brazilin.

Presidenti Nicholas Maduro e mbylli kalimin me Brazilin pasi tha se do të dërgonte ndihmë, transmeton portali arbresh.info.

Është raportuar se ushtarët venezuelas hapën zjarr ndaj njerëzve që u përpoqën të ndalonin një konvoj ushtarak, duke vrarë dy fshatarë.

Disa persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në një spital në Brazil.

Guillermo Rodriquez, vëlla i një viktime femër tha: “Kur filluan të shtënat mbi ata që ishin atje, motra ime u ngrit për të mbrojtur të rinjtë që ishin atje, duke u thënë ushtarëve të mos e bëjnë atë dhe duke pyetur pse ata po e bënin”.

Ndërkohë, civilët e përfshirë në përplasje janë akuzuar nga një zëdhënës i zyrës së guvernatorit të shtetit, Diosdado Cabello, një figurë e shquar në Partinë Socialiste të Maduro, për të qenë nga “grupet e dhunshme” të drejtuara nga opozita.

Tensionet janë rritur qëkur Juan Guaido thirri kushtetutën për të deklaruar veten si president të përkohshëm muajin e kaluar. Ndërkohë, Maduro ka mohuar se ka një krizë humanitare./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara