Tejkalohet niveli i ujit në digën e Hjustonit

16:18 | 29 Gusht 2017

Një digë e madhe jashtë Hjustonit ka filluar të derdhet, ndërsa stuhia Harvey shtyn rezervuarin të tejkalojë kapacitetin e tij, thotë një zyrtar i Teksasit.

Inxhinierët janë përpjekur për të parandaluar që komunitetet aty pranë të përmbyten duke lëshuar një pjesë të ujit të mbajtur nga diga e Addicks, transmeton portali arbresh.info

permbytje

Por zyrtari i kontrollit të përmbytjeve Jeff Lindner thotë se nivelet e ujit janë tani mbi lartësinë e buzës së rezervuarit.

Harvey ka sjellë përmbytje të mëdha në Teksas dhe po fillon të prekë edhe Luizianën.

Reshjet e paparashikuara kanë detyruar mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre. Të paktën nëntë persona raportohen të kenë vdekur në zonën e Hjustonit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara