Të shtëna me armë në qytetin gjerman, pesë të lënduar

19:16 | 13 Shkurt 2020

Pesë persona janë lënduar pasi u qëlluan dhe u therën me thikë gjatë një sulmi në Plochingen të Gjermanisë.

Helikopterët janë vënë në kërkim të tre të dyshuarve që u arratisën nga vendi i ngjarjes, transmeton portali arbresh.info.

Skena e krimit është kufizuar ndërsa forcat speciale hetojnë.

Policia gjermane u ka kërkuar banorëve që të shmangin zonën ndërsa zhvillohet hetimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara