Të shtëna në një shkollë në Brazil, humbin jetën pesë studentë

15:14 | 13 Mars 2019

Të paktën pesë studentë kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në shtetin São Paulo në Brazil, njoftojnë policia.

Një i rritur u vra gjithashtu gjatë sulmit në shkollën shtetërore Profesor Raul Brasil në Suzanano, shkruan BBC përcjell arbresh.info

Dy “adoleshentë të armatosur dhe të maskuar” kishin kryer sulmin, thanë policia. Mediat e huaja konfirmuan se dy personat e armatosur pas aktit u gjendën pa shenja jete.

Guvernatori i shtetit São Paulo João Doria shkroi në Twitter se viktimat ishin “vrarë mizorisht”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara