Të rinjtë me të vërtetë po bëhen më të pa mençur: Testet e IQ kanë treguar ulje te gjeneratat e reja

16:31 | 13 Qershorë 2018

Të rinjtë me të vërtetë po bëhen më të pa mençur: Testet e IQ kanë treguar ulje te gjeneratat e tjera

Testet e fundit të IQ kanë treguar ulje në gjeneratat e vjetra, transmeton arbesh.info.

Që nga lufta e Dytë Botërore IQ kishte shënuar rritje e tash e ky numër ka rënë për 7 pikë për gjeneratë.

Rënia, e cila barazohet me rreth shtatë pikë për gjenerata, besohet të ketë filluar me ata të lindur në vitin 1975, ka treguar ky studim.

Rënia e rezultateve shënon fundin e një trendi – i njohur si efekti Flynn

Shkencëtarët i kanë përshkruar rezultatet si ‘mbresëlënëse’, por ‘goxha shqetësuese’, shkruan Times.

Këto ndryshime kanë të bëjnë me një ndryshim në teknikën dhe mënyrën se si mësohen gjuhët dhe matematika në shkolla, sugjeruan shkencëtarët.

Gjithashtu është thënë që ky ndryshim mund të ketë ndodhur si pasojë që njerëzit po shpenzojnë më shumë kohë në pajisjet teknologjike në vend që të lexojnë libra./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale