Të paktën 16 persona humbin jetën në një faltore shiite

17:11 | 10 Shtator 2019

Të paktën 16 pelegrinë kanë humbur jetën si pasojë e rrëmujës së krijuar në një faltore në qytetin e Qerbelasë në Irak, në ditën kur po shënohet dita e shenjtë e Ashureve.

Rreth 75 persona të tjerë u lënduar në faltore që ndodhet 100 km në jug të Bagdadit, bën të ditur zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Saif al-Badr, transmeton portali arbresh.info.

Kjo ishte ngjarja më vdekjeprurëse në historinë e ditëve të fundit të Ashureve.

Kaosi filloi kur një pjesë e një vendkalimi u shemb gjatë një procesion duke shkaktuar panik në masë.

Qindra mijëra pelegrinë shiitë mësyjnë Qerbelanë në Irak çdo vit për të përkujtuar vdekjen e Huseinit, nipit të Profetit Muhamed./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara