Të lodhur nga vjedhjet në lagje, çifti amerikan marrin drejtësinë në duart e tyre – hajnin e biçikletës e rrahin me shkopinj bejsbolli

08:35 | 14 Janar 2020

Një burrë në Kaliforni ishte nervozuar aq shumë me numrin e madh të vjedhjeve që po kryheshin në lagjen ku jeton, sa që vendosi të marrë drejtësinë në duart e tij dhe t’i mbush mend hajnat, pasi sipas tij policia nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Videoja e publikuar më poshtë tregon se si e kishte lënë një biçikletë para shtëpisë dhe nuk kishte zinxhir të lidhur në ndonjë shtyllë, e kur pa se dikush po tenton t’ia vjedh, së bashku me partneren vrapuan jashtë me shkopinj të bejsbollit në duar, duke e goditur dhjetëra herë dhe ndjekur nëpër lagje, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, policia ka bërë të ditur se dyshja nuk e kishin bërë këtë për herë të parë – por të katërtën dhe se të gjitha viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Ajo çfarë e komplikon më shumë situatën, është se asnjëri nga viktimat nuk po shpreh gatishmëri që t’i raportoj rastet në polici.

Por, të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon në rrjetet sociale kanë opinione të ndryshme, disa pretendojnë se dyshja duhet të përfundojnë në burg për sulm fizik pasi sipas tyre nuk mund ta marrin ligjin në duart e tyre, e të tjerët janë të bindur se asgjë të keqe nuk kanë bërë çifti. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara