Tanket e Putinit po mblidhen në kufi, paralajmëron Poroshenko

10:18 | 30 Nëntor 2018

Presidenti ukrainas ka paralajmëruar që tanket ruse janë duke u mbledhur në kufi, pasi ai ua ndaloi të gjithë meshkujve rusë të moshës ushtarake që të hyjnë në vend.

Petro Poroshenko pretendon që ka dëshmi se tanket ruse janë duke u renditur vetëm 18 km nga kufiri, në afërsi të saj ku Rusia mban municione dhe sisteme multi-raketore, raporton Sky News, transmeton portali arbresh.info.

Lançusesit kundërajror rusë janë duke u grumbulluar gjithashtu në afërsi të kufirit ukrainas.

Sistemet raketore tokë-ajër si pjesë e një njësie ushtarake të Forcës Ajrore ruse dhe Qarku Jugor Ushtarak rus hynë në detyra luftarake pranë qytetit të Krimesë, Dzhankoy, vetëm 19 kilometra nga Ukraina.

Poroshenko bëri pretendimet për një grumbullim ushtarak rus  në kufi vetëm disa orë pasi akuzoi presidentin Vladimir Putin se donte të aneksonte gjithë vendin e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale