Tani punëtorët e Twitterit mund të vazhdojnë punën nga shtëpia edhe pas koronavirusit

13:07 | 13 Maj 2020

Rrjeti social Twitter bëri të ditur se të punësuarit e tij që kanë marrë leje për të punuar nga shtëpia gjatë koronavirusit të ri (COVID-19) mund të vazhdojnë me punë nga shtëpia për një kohë të pacaktuar.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Jack Dorsey deklaroi se të punësuarit mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia edhe pasi në vendet e tyre të hiqet masa kundër koronavirusit, bëri të ditur portal “Tech Crunch”.

Ai tha se punonjësit nuk duhet të jenë të pranishëm në zyrat e kompanisë, përveç stafit që kërkon praninë fizike, siç është instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve teknike.

“Qasja jonë për këtë çështje ka qenë jashtëzakonisht e ndjeshme që nga fillimi. Ne jemi bërë një nga kompanitë e para që kalojmë në një model biznesi të bazuar në shtëpi. Siguria e punonjësve tanë dhe komunitetit tonë mbetet prioriteti ynë”, thonë nga kompania.

Kompania ka selinë në shtetin amerikan të Kalifornisë ndërsa Twitter ka 4.900 të punësuar./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara