Talibanët sulmojnë qytetin afgan të Farah

09:15 | 16 Maj 2018

Luftëtarët talibanë kanë sulmuar qytetin perëndimor të Farah në disa drejtime për të marrë kontrollin e kryeqytetit provincial.

Sulmuesit kapërcyen disa pika kontrolli sigurie në qytet dhe luftimet e rënda ishin duke u zhvilluar të martën, tha zyrtari provincial Fared Bakhtawer, transmeton portali arbresh.info. Ai tha se viktimat ishin të shumta, por nuk mund të jepnin një numër të saktë.

“Pikat e kontrollit të sigurisë në të gjithë qytetin janë shembur në duart e talibanëve, duke shkaktuar viktima të mëdha në mesin e forcave të sigurisë”, tha Bakhtawer.

NATO tha në një deklaratë se avionë luftarakë A-10 po qarkullonin në Farah.

Farah kufizohet me provincën Helmand ku Talibanët kontrollojnë shumë zona./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale