Tajvan, mbyllen dyqanet që shesin ilaçe popullore

16:19 | 22 Janar 2019

Mjekësia tradicionale vazhdon të mbetet mjaft e preferuar në Tajvan, megjithatë dyqanet e shitjes së ilaçeve të tilla po rrallohen dita-ditës.

200 të tillë mbyllin dyert çdo vit, edhe pse kjo lloj mjekësie është tejet popullore në mesin e popullatës.

“Dyqane të tilla janë një ikonë e rrallë kulturore për vendin tonë. Nuk janë thjesht vende ku të shkosh e të marrësh një ilaç se je sëmurë. Por ato po humbasin e kjo është për të ardhur keq”, thotë një shitëse.

Pronarët e këtyre dyqaneve kanë mbetur peng i një ligji që praktikisht, po e rrënon këtë industri. Autoritetet nuk kanë lëshuar licensa të reja që prej vitit 1998, ndërsa ato ekzistuese nuk mund të kalohen tek brezat e rinj. Arsyeja e nismës asokohe ishte t’i ofrohej një hapësirë më e madhe mjekëve profesionistë, por gjërat nuk shkuan sipas planit.

Pagesat dhe fitimet e ulëta nuk tërhiqnin sa duhet doktorë të rinj dhe farmacistë, ndërsa pacientët vazhdonin të shkonin tek specialistët e vjetër, të cilëve u besonin. Sipas të dhënave, në mjekësinë popullore kineze përdoren më shumë se 1 500 lloje të ndryshme bimësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara