Tajlanda mbyll plazhën më të bukur, ku u xhirua edhe filmi “The Beach”

00:57 | 10 Maj 2019

Tajlanda ka vendosur të mbajë të mbyllur një ndër plazhat më të bukura, aty ku u xhirua edhe filmi “The Beach”.

Plazha do të qëndrojë e mbyllur deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info

Gjiri i Maya, në ishullin e Phi Phi Leh, u mbyll përkohësisht vitin e kaluar, sepse një rritje e shpejtë e numrit të vizitorëve po dëmtonte mjedisin.

Para mbylljes, deri në 5,000 turistë po vizitonin çdo ditë ishullin, duke shkaktuar vdekjen e shumë korealeve.

Autoritetet tani kanë shtyrë ndalimin e vizitave prej dy vjetësh për të dhënë më shumë kohë për ekologjinë e Maya Bay për t’u rimëkëmbur.

Plazha fillimisht është bërë e njohur në filmin “The Beach”, ku rolin kryesor e kishte Leonardo DiCaprio.

Qëkur u mbyll gjiri në vitin e kaluar, peshkaqenë janë parë duke notuar në ujërat e gjirit.

Thon Thamrongnaëasaëat, nga departamenti Thai i parqeve kombëtare, tha për agjencinë e lajmeve AFP se edhe kur të hapet gjiri, vizitat do të jenë kufizuara dhe se nuk do të lejohet ankorimi brenda ujërave të gjirit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara