Tajani zgjidhet kryetar i Komisionit Kushtetuese të PE-së

15:00 | 11 Korrik 2019

Ish-presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani u zgjodh kryetar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese (AFCO) të Parlamentit Europian, bëjnë të ditur burimet pranë Parlamentit Europian.

“Përkushtimi im për Europën vazhdon dhe është nder për mua të udhëheq punën e Komisionit për Çështjet Kushtetuese të Parlamentit Europian”, tha Tajani pas zgjedhjes së tij.

Komisioni, i përbërë nga 28 anëtarë, është përgjegjës për çështjet institucionale të procesit të integrimit europian, në veçanti përgatitjen, inicimin dhe zbatimin e procedurave të rishikimit të traktatit, zbatimin e traktateve dhe vlerësimin e funksionimit të tyre, pasojat institucionale të negociatave për zgjerimin e Bashkimit Europian ose për tërheqjen nga unioni dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale./atsh/

Lajmet më të lexuara