Sulmet ajrore të militantëve palestinezë pengojnë armëpushimin në Gaza

08:29 | 17 Nëntor 2019

Militantët palestinezë kanë hedhur dy raketa në drejtim të Izraelit nga Gaza të shtunën, ndërkaq ushtria izraelite është përgjigjur menjëherë me një numër të sulmeve ajrore ndaj caqeve të militantëve.

Sirenat u dëgjuan pas mesnatës në qytetin Beersheba, 35 kilometra nga kufiri me Rripin e Gazës, që paralajmëronin sulmet ajrore.

Luftimi më i madh mes dy palëve kishte ndodhur të martës kur izraelitët e vranë një komandant të xhihadit islamik të mbështetur nga Irani, që konsiderohej kërcënim i madh.

Autoritetet në Gaza thanë se 34 palestinezë mbetën të vrarë në dy ditët e luftimeve, shumica nga ta civilë shkruan REL.

Sulmet ajrore të militantëve paralizuan pjesën jugore të Izraelit dhe arritën afër jugut të Tel Avivit. Dhjetëra izraelitë u lënduan si pasojë e sulmeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara