Sulm terrorist në Londër, një i vdekur e tetë të plagosur (VIDEO)

08:52 | 19 Qershor 2017

Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi që një furgon është përplasur me këmbësorët afër xhamisë Finsbury Park në Seven Sisters Road, shkruan bbc, transmeton arbresh.

Sipas medieve, sulmuesi kishte bërtitur, ‘do t’i vras të gjithë myslimanët’

Shumë prej viktimave besohet se ishin persona që sapo kishin mbaruar lutjet në xhami, pasi kishin kryer ditën e agjërimit të Ramazanit.

Lidhur  me këtë policia britanike bën të ditur se ka arrestuar një 48 vjeçar të dyshuar.

Ndërsa, kryeministrja britanike, Theresa May, ka deklaruar se policia po e trajton si ’sulm potencial terrorist’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara