Sulm me thikë në Glasgou, një viktimë e gjashtë persona të plagosur

18:29 | 26 Qershor 2020

Policia britanike ka thënë se kanë qëlluar për vdekje një të dyshuar në incidentin me therje në qendër të Glasgou, ku disa persona mbetën të lënduar.

I dyshuari mashkull, sipas policisë skoceze ishte qëlluar nga një oficer policie, duke thënë se një efektiv ishte lënduar duke u përballur me incidentin që është vënë nën kontroll, transmeton portali arbresh.info.

“Individi që u qëllua nga policia e armatosur ka vdekur”, tha ndihmës shefi i kontrollit Steve Johnson në një deklaratë.

“Gjashtë persona të tjerë janë në spital për trajtimin e lëndimeve të tyre, përfshirë një oficer policie, i cili është në një gjendje kritike, por të qëndrueshme,” shtoi ai.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ai ishte “trishtuar shumë” nga incidenti.

“Mendimet e mia janë me të gjitha viktimat dhe familjet e tyre,” shtoi Johnson në një cicërimë. “Faleminderit për shërbimet tona të guximshme të urgjencës që po përgjigjen.”

Më parë, transmetuesi publik BBC tha që tre persona “besohej se ishin plagosur me thikë në një hotel në shkallët e qytetit në Glasgou”, megjithëse nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar të ndodhisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara