Sulm me dron ndaj rafinerisë së naftës në Arabinë Saudite

09:38 | 14 Shtator 2019

Sulmet me dronë ndaj dy fabrikave saudite në Abqaiq dhe Khurais kanë shkaktuar zjarre që kompania shtetërore e naftës e ka vënë nën kontroll, bën të ditur ministri i brendshëm saudit.

Nuk dihen ende shënjestrat precize apo shkalla e dëmit të shkaktuar, transmeton portali arbresh.info.

“Ekipet e sigurisë industriale të Aramco kanë filluar të merren me zjarre në dy objektet e tij në Abqaiq dhe Khurais si rezultat i dronëve”, cituan media lokale të thoshte zëdhënësi. “Të dyja zjarret janë vënë nën kontroll”.

Zyrtari i ministrisë nuk i identifikoi ata që janë përgjegjës për sulmin në deklaratën e tij.

Më parë gjatë ditës, kanali satelitor Al-Arabiya raportoi shpërthimin dhe zjarrin në objektin Saudi Aramco Abqaiq në Buqyaq, afër Dammam, në Provincën Lindore të mbretërisë. Sipas videove të postuara nga përdoruesit e mediave sociale, gjuajtje me armë u dëgjuan në sfond./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara