Sulm ajror ndaj një autobusi, dhjetëra të vdekur

13:47 | 9 Gusht 2018

Në Jemen ka ndodhur një sulm ajror ndaj një autobusi të shkollës që po barte fëmijë, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz.

Ghani Nayeb, kreu i departamentit të shëndetit në provincën Saada, ku ndodhën sulmet ajrore, tha për Reuters që shifra e viktimave ishte 43 kurse 61 të tjerë u plagosën, transmeton portali arbresh.info.

“Dhjetëra vrarë, madje më shumë të plagosur, më shumë se nën moshën 10 vjeç”, tha Johannes Bruwer, kreu i delegacionit për Komitetin Ndërkombëtar të Gjysmëhënës së Kuqe (ICRC) në Jemen.

Sulmi ndaj autobusit ndodhi jashtë një tregu të frekuentuar në qytetin Dahyan, që është në kufi me Arabinë Saudite.

Al Mairah, një televizion pro-Houthi tha se vdekje u shkaktuan nga sulmet ajrore të koalicionit saudit-emirat.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga aleanca ushtarake./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara