Stuhia përfshin Evropën veriore, katër të vdekur

16:14 | 18 Janar 2018

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rënies së pemëve, pasi Evropa veriore është përfshirë nga një stuhi vdekjeprurëse.

Aksidentet e lidhura me stuhitë vranë tre vetë në Holandë dhe një në Gjermaninë veri-perëndimore, transmeton portali arbresh.info

Erërat e forta prej 140 km n orë kanë shkaktuar kaos në transportin rrugor.

Kurse probleme kanë pasur edhe fluturimet të cilat janë pezulluar në aeroportin e Shipolit në Amsterdam, një nga më të ngarkuarit në Evropë, kurse edhe trenat janë ndalur në tri rajone të mëdha të Gjermanisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara