Stuhia e kategorisë së katërt arrin në brigjet e Floridës

22:08 | 10 Tetorë 2018

Uragani Michael, një stuhi e kategorisë së katërt me erëra që arrijnë deri në 250 km/h ka zbarkuar në rajonin veri-perëndimor të Floridës.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, syri i stuhisë është ulur në afërsi të Mexico Beach gjatë pasdites, transmeton portali arbresh.info.

Qindra mijërave u është thënë të evakuojnë, por shumë nuk kanë ikur.

Guvernatori i Florida, Rick Scott, paralajmëroi për “shkatërrim të paimagjinueshëm”, duke thënë se do të ishte stuhia më e keqe në 100 vjet.

Të paktën 13 njerëz thuhet se vdiqën në Amerikën Qendrore gjatë fundjavës si rezultat i shirave të stuhishme dhe përmbytjeve.

Sipas Associated Press, gjashtë persona humbën jetën në Honduras, katër në Nikaragua dhe tre në El Salvador./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale