Stoltenberg vizitë në Turqi, takim me ministrin e Mbrojtjes Canikli

11:25 | 16 Prill 2018

Ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, ka pritur në një takim në Ankara sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi.

Canikli priti Stoltenbergun në Ministrinë e Mbrojtjes në Ankara, ku ky i fundit, përshëndeti gardën e nderit me fjalët ”merhaba asker” (përshëndetje ushtarë).

Pas ceremonisë së pritjes u mbajt një edhe takim mes delegacioneve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale