Spiuni i parë kinez është ekstraduar në SHBA për gjykim

08:26 | 11 Tetorë 2018

Spiuni i parë kinez është ekstraduar në SHBA për gjykim

Një burrë që mendohet se është spiun kinez është ekstraduar në SHBA për gjykim, transmeton arbresëh.info.

Është akuzuar se ka dashur të vjedhë pajisje teknologjike të aviacionit dhe mund të dënohet deri në 25 vite burgim.

Sipas departamentit të drejtësisë në SHBA, Yanjun Xu, i njohur ndryshe edhe si Qu Hui dhe Zhang Hui, ka provuar të vjedhë sekrete tregtare nga disa kompani aviacionit.

I dyshuari mendohet se është operator në Ministrinë e sigurisë së Shtetit dhe është i specializuar në spiunazh dhe marrëdhënie ndërkombëtare./ARBERSH.INFO/

Shpërndaje në rrjete sociale