Spanjë, Mbreti Felipe VI fillon bisedimet për formimin e një qeverie të re

07:53 | 11 Dhjetor 2019

Më shumë se një muaj pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Spanjë, por ende pa një rezultat përfundimtar, Mbreti Felipe VI filloi sot dy ditë konsultimesh për formimin e një qeverie të re.

Monarku do të zhvillojë të martën dhe të mërkurën bisedime njëpalëshe me liderët e 18 partive parlamentare në Pallatin Zarzuela në veriperëndim të Madridit.

Bisedimet janë planifikuar të përfundojnë me kryeministrin në detyrë Pedro Sanchez, partia e të cilit mori pjesën më të madhe të votave, por humbi një shumicë absolute.

Spanja ka zhvilluar katër zgjedhje të përgjithshme në katër vjet, por asnjëra nuk ka prodhuar një shumicë të qëndrueshme qeverisëse.//ATSH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara