Sonte super-hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit

19:30 | 7 Prill 2020

Nëse keni pamje të mirë të qiellit nga ballkoni, dritarja apo kopshti sa jeni në vetë-izolim, shikojeni super hënën.

Një “super-hënë” është kur hëna e plotë kombinohet me atë kur është më se afërmi me Tokën si rezultat i orbitës së saj eliptike, transmeton portali arbresh.info.

Rezultati është që hëna duket pak më e madhe se normal nga Toka. E sonte pritet të jetë më e madhja dhe më e ndritshmja për vitin 2020.

Do të jetë e dukshme nga hemisferat veriore dhe jugore nëse e lejon moti.

Ajo do të shfaqet 17 përqind më e madhe de 30 përqind më e ndritshme se një hënë e plotë normale, thotë shkencëtari i NASA-+s, Noah Petro, i cili ka inkurajuar njerëzit të shijojnë këtë pamje gjersa të ruajnë sigurinë përmes distancimit social./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara