Snowden: Programet përgjuese izraelite kanë ndihmuar Arabinë Saudite për të ndjekur Khashoggi

13:08 | 8 Nëntor 2018

 Programet e bëra nga një firmë izraelite e sigurisë kibernetike u përdorën për të gjurmuar gazetarin e vrarë Jamal Khashoggi, një ish-kontraktues dhe informator i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA, tha të mërkurën.

Duke folur për një konferencë në Tel Aviv nëpërmjet një video thirrjeje nga Rusia, Edward Snowden tha se përgjuesi Pegasus i shitur qeverive nga NSO Group Technologies u përdor për të gjetur kundërshtarët.-përcjell arbresh.info

“Sauditët, sigurisht, e dinin se Khashoggi do të shkonte në konsullatë, pasi ai la një takim, por pyetja qëndron se si e dinin qëllimin dhe planet e tij?”

Khashoggi, një shtetas dhe kolumnist saudit për The Washington Post, u vra më 2 tetor pasi hyri në konsullatën Saudite në Stamboll.

Pasi hyri brenda, ai u mbyt menjëherë dhe pastaj u shpërbë, sipas zyrës së prokurorit të Stambollit.

Pavarësisht njoftimit se ai u vra, Arabia Saudite ende nuk e ka zbuluar vendndodhjen e trupit të Khashoggi.

Snowden tha se softueri i lejoi sauditët të mbledhin informacion rreth Khashoggi.

“E vërteta është se ata ndoqën disa nga miqtë e tij përmes një programi të shkruar nga kompania izraelite”.

Një raport i lëshuar nga Instituti i Kërkimeve Kanadeze Citizen Lab tha: “Ne kemi besim të lartë se celulari i Omar Abdulaziz, një aktivist saudit dhe banor i përhershëm kanadez, ishte i shënjestruar dhe i infektuar me përgjuesin Pegasus të Grupit NSO.”

Softueri, i cili lejon mbikëqyrjen pothuajse të pakufizuar të telefonave celularë, shihet si aplikacioni më i fuqishëm gjurmues në botë.

Snowden, i cili shpërndau me mijëra dokumente që detajonin një program mbikëqyrje afatgjatë nga qeveria e SHBA, iu dha azil nga Rusia në vitin 2013 pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akuzuan për spiunazh./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale