Sistem i rrezikshëm kundër raketor/ Si e shpërfill Turqia ultimatumin amerikan

23:06 | 14 Qershor 2019

“Turqia tashmë e ka blerë sistemin kundëraketor “S-400” nga Rusia dhe shpresojmë se do të na dorëzohen në korrik”, ka thënë kryetari turk Recep Tayyip Erdoğan duke shpërfillur kërkesën e SHBA-së.

Ushtruesi i detyrës së ministrit amerikan të mbrojtjes Patrick Shanahan javën e kaluar është shprehur se Turqia do të përjashtohet nga programi i aeroplanëve luftarakë “F-35” nëse Ankaraja nuk heq do të nga planet për blerjen e “S-400”-shit.

Erdogan duke iu drejtuar anëtarëve të Parisë së drejtësisë e zhvillimit (AKP) ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi prej secilit që Turqinë e përjashton nga programi “F-35”.Gjatë disa muajve të kaluar, dy anëtarë të NATO-s janë vënë përballë sa i përket porosisë turke të sistemit “S-400”, për të cilin Uashingtoni thotë se paraqet kërcënim për aeroplanët luftarakë “F-35”, të cilët Ankaraja, po ashtu, synon t’i blejë.

Turqia ka bërë të ditur se “S-400” nuk do të ketë ndikim në aeroplanët luftarakë dhe i ka propozuar Uashingtonit që të formojë një grup të përbashkët pune, i cili do të shqyrtojë shqetësimet amerikane

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara