Siria raporton rekord të ri të rasteve me koronavirus

21:14 | 10 Gusht 2020

Ministria e Shëndetësisë së Sirisë ka raportuar 67 raste të reja me koronavirus, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë në këtë vend.

Në një komunikatë të lëshuar për agjencinë e lajmeve SANA, ministria ka thënë se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është 1,255 raste prej të cilave 364 persona janë shëruar kurse 52 persona të tjerë kanë ndërruar jetë.

Në Siri rasti i parë më koronavirus është lajmëruar më 22 mars kurse viktima e parë është shënuar më 29 maj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara