Siri, anëtarët e DEASH-it konfliktohen me regjimin e Asadit

12:48 | 2 Tetor 2019

Organizata terroriste DEASH ka filluar sulme në pika të ndryshme në rajonin e shkretëtirës të qytetit Deirizor që ndodhet nën kontrollin e regjimit të Bashar al Asadit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burimet lokale mësohet se një numër i pakët i mbetur i terroristëve të DEASH-it që ndodhen të shpërndarë në shkretëtirën e Deirizorit kanë filluar kohët e fundit të konfliktohen më regjimin e Bashar Asadit.

Anëtarët e DEASH-it që përpiqen të mbledhin forcë, në tre ditët e fundit kanë ndërmarrë sulme të ashpra kundër shumë zonave që regjimi i Bashar al Asadit kontrollon në rajonin e shkretëtirës.

Elementët e organizatës terroriste kanë sulmuar zonën Sukne të rajonit Homs e cila ka një pozicion strategjik mbi rrugën Deirizor, si dhe kanë vrarë dhjetëra ushtarë të regjimit duke eliminuar një autokolonë të tij që dilte nga rajoni Subehan.

DEASH-i në tetor 2017 hyri në një proces të rrënimit të shpejtë me humbjen e fortesës së saj Raqqa në Siri. Pothuajse të gjithë territoret në verilindje të Sirisë nga të cilat u nxor DEASH-i, u pushtuan nga organizata terroriste YPG/PKK.

Një numër i pakët i terroristëve të DEASH-it tregojnë prani në zonën e shkretëtirës që ndodhet nën kontrollin e regjimit. DEASH-i i ndodhur në një hapësirë rreth 5 mijë km katrorë po rrethohet nga forcat e regjimit të Asadit i cili herë pas here ndërmerr operacione kundër anëtarëve të DEASH-it.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara