Shuhen tërësisht flakët në Notre Dame

11:10 | 16 Prill 2019

Zjarrfikësit kanë konfirmuar që flakët që shkatërruan katedralen Notre Dame tashmë janë shuar tërësisht.

Vepra historike arkitektonike humbi spirale e famshme dhe pjesën më të madhe të çatisë, megjithatë shumica e relikteve dhe veprave të artit brenda janë shpëtuar, përfshirë edhe artefaktet e tilla si kurora me gjemba e Krishtit dhe tunika e Shën Luisit, transmeton portali arbresh.info.

Zjarri vazhdoi gjatë gjithë natës, duke shkatërruar pjesë të mëdha të strukturës prej druri të ndërtesës gotike.

Pamjet nga skena këtë mëngjes tregojnë se një pjesë e madhe e katedrales është ende në këmbë, dhe kryesisht janë pjesët prej druri të shkatërruara./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara