Shtrohet në spital ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter

21:41 | 22 Tetor 2019

Ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter, është shtruar në spital pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Qendrës Carter theksuan se Jimmy pësoi “frakturë të vogël të legenit” të hënën, por mbetet në gjendje të mirë shpirtërore dhe mezi pret të rikuperohet në shtëpi.

Zëdhënësi i Qendrës Carter, Deanne Congileo, tha se ajo nuk ka asgjë më shumë për të shtuar.

Carter ishte rrëzuar një herë në shtëpinë e tij në fillim të këtij muaji, duke e lënë 95-vjeçarin me 14 qepje dhe mavijosje rreth syrit të tij të majtë.

Përkundër kësaj, ai u shfaq të nesërmen për të ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie me Habitat për Njerëzimin në Nashville, Tenesi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara