Shtëpia e Bardhë: SHBA ende shpreson për samitin e Koresë së Veriut

15:19 | 16 Maj 2018

Shtetet e Bashkuara ende shpresojnë për një samit të planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por gjithashtu janë të përgatitur për një proces të vështirë negociimi, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, raporton Reuters, transmeton portali arbresh.info.

“Ne ende shpresojmë se takimi do të zhvillohet dhe ne do të vazhdojmë në atë rrugë, por në të njëjtën kohë kemi qenë të përgatitur që këto mund të jenë negociata të vështira”, tha Sanders në një intervistë me Fox News.

“Presidenti është i gatshëm nëse takimi zhvillohet. Nëse jo, do të vazhdojmë fushatën maksimale të presionit që është duke vazhduar”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale