Shtëpia e Bardhë paralajmëron Londrën mbi rreziqet nga Huawei

19:51 | 24 Dhjetor 2019

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Britaninë e Madhe për rreziqet e spiunazhit, nga kompania shtetërore kineze Huawei në zhvillimin e rrjeteve britanike 5G.

Paralajmërimi vjen nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Robert O’Brien.

I intervistuar nga ”Financial Times”, O’Brien tha se lejimi i Huawei me 5G rrezikon t’i japë Kinës detaje nga jeta e qytetarëve britanikë, si dhe mundësinë e vjedhjes së sekreteve kombëtare.

“Ata do të vjedhin sekretet shtetërore masivisht, qofshin ato sekrete bërthamore ose sekrete të agjencive MI6 ose MI5”, theksoi O’Brien.

“Është tronditëse për ne që njerëzit në Britaninë e Madhe të mendojnë se Huawei është një teknologji tregtare. 5G cënon sigurisë kombëtare’’, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara