Shpërthimi misterioz ia merr jetën një gruaje në SHBA

14:20 | 16 Maj 2018

Hetuesit besojnë shpërthimi në zyrën mjekësore në Kaliforninë jugore që ia mori jetën një gruaje të jetë i qëllimshëm.

Shpërthimi në ndërtesën dy-katëshe në Aliso Viejo, jugu i Los Anxhelosit gjithashtu lëndoi dy persona, transmeton portali arbresh.info.

Një zyrtar amerikan tha për Associated Press që autoritetet janë duke hetuar si një akt të qëllimshëm dhe se një paketë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

Por policia ende nuk e ka konfirmuar këtë dhe thonë se nuk është gjetur asnjë mjet.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë lloj pajisje të veçantë brenda ndërtesës tani që mund të na tregojë ose të na çojë në atë që pajisja ishte, në qoftë se ishte një pajisje”, Komandanti Dave Sawyer i Departamentit të Sherifit të Qarkut Orange tha në një konferencë shtypi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale