Shpërthim zjarri në Gjermani, humb jetë një person

13:32 | 9 Shtator 2019

Të paktën një person ka humbur jetën si dhe disa tjerë janë lënduar pasi një tigan i madh është kapluar nga zjarri kështu duke shkaktuar një shpërthim.

Incidenti ndodhi gjatë një festivali të ushqimit ku ishin mbledhur rreth 150 njerëz në qytetin e vogël gjerman, Alchen-Freudenberg, që ndodhet në afërsi të Këlnit.

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se një grua ka vdekur si pasojë e djegieve të rënda që ka pësuar gjatë shpërthimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara