Shpërthim pranë stacionit televiziv grek Sky TV

09:46 | 17 Dhjetor 2018

Një shpërthim pranë ndërtesës së stacionit Sky TV në kryeqytetin grek të Athinës në orët e hershme të mëngjesit, shkaktoi rrëzimin e dritareve dhe dëmtimin serioz të ndërtesës, raporton  Elwatannews  përcjell arbresh.info

Ngjarja ka ndodhur në orën 2.35 të mëngjesit, pas paralajmërimeve të mediave, stacioni tha në faqen e saj të internetit se dritaret nga kati i parë deri në katin e gjashtë u rrëzuan, sipas “Sputnik Arab”, duke cituar “Reuters”.

“Dëmtimi është i konsiderueshëm në pothuajse të gjitha katet me dëmin më të madh në katin e tretë dhe të katërt, ku janë zyrat e pronarëve të stacionit.

Programi i mëngjesit transmetoi nga  studiot jashtë stacionit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara