Shpërthim në Turqi, katër të vdekur

22:45 | 12 Shtator 2019

Të paktën katër civilë kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të kryer nga PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit).

Shpërthimi ndodhi në juglindje të Turqisë me një  mjet të improvizuar, transmeton portali arbresh.info.

Në një deklaratë, Guvernatori i Dijarbakirit tha se sulmi terrorist ndodhi në rrethin Kulp rreth orës 18:00.

Terroristët e PKK-së përdorën eksploziv të improvizuar për të synuar automjetin që transportonte fshatarët që shkonin drejt pyllit për të mbledhur dru, thuhej në deklaratë.

Shumë ekipe mjekësore dhe xhandarmërie nxituan në vendin e shpërthimit. Të 13 civilët e plagosur u dërguan në Spitalin Shtetëror Kulp./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara