Shpërthim në një qytet në Suedi

10:32 | 14 Shtator 2019

Një shpërthim ka dridhur qytetin e Lundit në Suedi gjatë orëve të para të së shtunës, duke e plagosur një kalimtar rasti.

Incidenti ndodhi në afërsi të një dyqani që ishte shënjestra e shpërthimit, raporton Svenska Dagbladet duke cituar një zëdhënës policie, transmeton portali arbresh.info.

“Ne aktualisht nuk kemi asnjë të dyshuar ose të ndaluar; ne po analizojmë dëshmitë e dëshmitarëve,” citoi Svenska Dagbladet të thoshte zëdhënësi zyrtar i policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara